Mbyllet Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, triumfon “Efekti i lumturisë”

Është përmbyllur me sukses dhe mes duartrokitjeve edicioni i 11-të i Festivalit Ballkanik të Filmit në Pogradec, i cili për 5 netë me radhë solli në kinema të hapur 40 prodhime ballkanike të regjisorëve nga më të vjetrit e deri te studentët. Për Eno Milkanin, një nga sukseset kryesore të çdo edicioni mbetet Pogradeci dhe publiku i tij.

Çmimi për Filmin më të mirë shkoi për “Efekti i lumturisë”, nga regjisori Borjan Zafirovski, Maqedoni e Veriut. Kinematografia më e mirë shkoi në Kosovë me Aga’s House, çmimin e të cilit e tërhoqi aktori Basri Lushtaku

Çmimet e tjera që u shpërndanë në këtë Festival ishin: Filmi më i mirë i shkurtër për Slloveninë, Best Balkan Spirit shkoi për My Lake të Gjergj Xhuvanit dhe Çmimi i Animacionit që shkoi për Turqinë.

Edhe në këtë edicion të pjesëmarrësit nga Ballkani u njohën me vendet më të bukura të Pogradecit dhe Korçës në kuadër edhe të promovimit të këtyre qyteteve.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Dy javët e fundit situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Totali i rasteve aktive mbi 12700, 458 për 100 mijë banorë
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Numri i humbjeve të jetës në raport me rastet është 1,6%
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: 741 819 persona të vaksinuar me dy doza, 33% e popullsisë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Mbulimi vaksinal në rritje, nuk kemi humbje të vaksinave
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Vaksinimi duhet të arrijë mbi 95% në të gjitha grupmoshat
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 230 të shtruar në spitale, 30% e kapaciteteve ende të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,001% e rasteve në spital janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,0006% e viktimave nga Covid-19 janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid
  • LAJMI I FUNDIT | Rakacolli: Arsimtarët e pavaksinuar, test PCR negativ çdo javë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Incidenca te të vaksinuarit, 22 herë më e ulët se të pavaksinuarit