Mjeshtri i iluzionit optik, fotografi grek sjell imazhet e pakrahasueshme

Thonë që kamera nuk gënjen, por në fotogalerinë e mësipërme kjo thënie rrëzohet.

Fotografi i rrugës Anthimos Ntagkas nga Athina, mund të konsiderohet si një ekspert i kapjes së fotove në momentin e duhur dhe në kohën e duhur, të cilat duhet t’i shikosh dy herë për t’i kuptuar për shkak të iluzionit optik që krijohet.

Një qen me këmbë njeriu, apo tym nga koka e një gruaje, janë mes fotove të kapura nga fotografi i njohur.