Modelja zbulon “tradhtinë” e Ronaldos dhe paralajmëron Georginën: Kujdes në Manchester!

Cristiano Ronaldo, në fundin e merkatos së verës, vendosi të rikthehej te Manchester United, aty ku shkroi historinë e klubit, por edhe të tijën si futbollist.

Së bashku me familjen e tij, CR7 është zhvendosur tashmë në Manchester në një vilë luksoze larg zhurmës. Por në fakt, te “Djajtë e Kuq” portugezi duket se nuk do të jetë edhe aq i qetë, në qytetin ku kaloi vitet e rinisë së tij.

Për të prishur qetësinë ka menduar modelja Natacha Rodrigues, e cila pretendon se ka folur dhe e ka takuar portugezin në kohën që ai ka qenë i lidhur me Georgina Rodriguez, me të cilën ka edhe një vajzë.

Teksa foli për “The Sun”, 27-vjeçarja paralajmëroi të dashurën e yllit portugez të bëjë kujdes në Manchester. “Ai më mbylli të gjitha komunikimet pas takimit që kishim së bashku. Të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Georgina-n”, tha ajo. “Leopardët nuk i harrojnë kurrë njollat e të shkuarës dhe futbollistët profesionistë nuk i rezistojnë femrave të bukura që shkojnë pas tyre. Georgina duhet të bëjë kujdes”, ka shtuar modelja.