Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nuk marrin më ushqim nga turistët, majmunët “e shenjtë” sulmojnë qendrat e banuara

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 20:59 | Lifestyle

Prej shumë vitesh, banorët e Balit dhe qindra majmunët  që ndodhen në ishullin indonezian kanë bashkëjetuar në mënyrë paqësore.

Nuk ka patur konkurrencë mes tyre, sepse lufta për mbijetesë nuk ka qenë asnjëherë problem.  Makakët gjenin ushqim të bollshëm në tempujt e ndryshëm të ishullit, aty ku mijëra turistë shpërndanin për kafshët gazmore ushqim pa kursim. Në Bali deri dy vite më parë shënoheshin të paktën 5 milionë turistë në vit.

Por pandemia e COVID-19 dhe kufizimet në fluturimet ndërkombëtare, veçanërisht në muajt e fundit për shkak të valës tepër të rëndë në Indonezi, kanë faktikisht zeruar turistët dhe si pasojë edhe prurjet e ushqimit.

Për herë të parë majmunët kanë mbetur të befasuar, dhe tashmë duhet të kërkojnë ushqimin kudo ai të jetë.

Kjo po ndërlikon jetën e banorëve. Situata duket jashtë kontrollit në vende si Sangeh, ku qindra majmunë tashmë kanë braktisur tempujt e boshatisur dhe rrethojnë fshatrat, duke pritur çdo mundësi për të grabitur, edhe me forcë, çdo ushqim që hyn dhe del nga banesat.

Banorët kanë tentuar të çojnë në mënyrë spontane disa fruta për të risjellë paqen me makakët, por rezultatet nuk janë shumë të mira. Ndërkohë nga gazmore dhe shumë sociale, kafshët duken gjithmonë e më nervozë, madje edhe agresivë. Duke qenë të shenjtë në kulturën budiste, ata nuk mund të preken por ndërkohë po e shndërrojnë në “ferr” përditshmërinë e një prej parajsave turistike tradicionale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë