Operacion i rrallë në Izrael, ndahen motrat siameze të ngjitura nga koka

Untitled collage 2021 09 06T082432.728 1100x620

Vajzat binjake 1-vjeçare, të cilat kishin lindur të ngjitura nga pjesa e pasme e kokës, panë për herë të parë njëra-tjetrën, pasi iu nënshtruan një operacioni shumë të vështirë në Izrael.

Ndërhyrja zgjati për 12 orë dhe ajo u zhvillua në Qendrën Mjekësore të Sorokas në qytetin e Beersheba, pas përgatitjeve që zgjatën për muaj të tërë.

Në operacion u përfshinë ekspertë nga Izraeli dhe vende të tjera.

Vajzat tashmë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po rikuperohen shpejt.

Sipas raportimeve, ky operacion është realizuar vetëm 20 herë në të gjithë globin, ndërsa në Izrael u krye për herë të parë.