Parashikimi i motit: 6 shtator 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Moti gjatë gjithë ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në jug dhe rrebeshe të izoluara në juglindje.

Veriu dhe zonat qendrore do të kenë vetëm momente me shira të papërfillshëm. Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, vlerat ditore variojnë nga 13 në 29-30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, nga drejtimi verior dhe veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim deri 3 ballë, por në det të hapur dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë, jo larg brigjeve të Shkodrës e Lezhës.