Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pezullimi i ndeshjes Brazil-Argjentinë, reagon FIFA

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 15:59 | Futboll
Pezullimi i ndeshjes Brazil-Argjentinë, reagon FIFA

FIFA theu heshtjen pas skenave të pabesueshme që u panë mbrëmjen e së dielës, gjatë ndeshjes Brazil-Argjentinë, në “Arena Corinthias” të Sao Paulos, ku autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushë për të nxjerrë nga stadiumi 4 lojtarë argjentinas, të cilët nuk kishin kryer karantinimin pasi hynë në vend nga Anglia.

https://a2news.com/2021/09/05/lojtaret-nuk-respektuan-protokollin-autoritetet-shendetesore-nderpresin-superklasiken-brazil-argjentine/

Organi drejtues i futbollit botëror publikoi një komunikatë, duke reaguar pasi supersfida u pezullua vetëm 5 minuta pasi kishte nisur dhe duke bërë me dije se do të analizojë faktet dhe do të mendojë ndëshkime të mundshme për përgjegjësit e asaj që ndodhi.

“FIFA është e keqardhur për skenat që u panë në ndeshjen Brazil-Argjentinë dhe që çuan në pezullimin e saj, duke mos lejuar miliona tifozë në të gjithë botën që të shikonin përballjen mes dy prej kombëtareve më me peshë të futbollit botëror. FIFA ka marrë informacionet e para dhe organet e saj disiplinore do t’i analizojnë ato për të marrë vendimet përkatëse”, lexohet në komunikatë.

https://a2news.com/2021/09/05/prisnin-te-fillonte-ndeshja-qe-te-vinin-indinjata-e-messit-per-nderhyrjen-e-autoriteteve-shendetesore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë