Portieri “lë në baltë” Shpresat, nuk ka histori ndaj Republikës Çeke

vlcsnap 2021 09 06 20h22m22s420 600x338

Shpresat u mundën 4-0 ndaj Republikës Çeke, në një ndeshje ku portieri Marko Alia “dhuroi” dy gola për kundërshtarët.

Shqipëria U21 e nisi mirë ndeshjen, por pas një pasimi pa pretendime në zonë të çekëve, Marko Alia gaboi në zotërimin e topit dhe ia dhuroi atë sulmuesit kundërshtar, që e pati të lehtë ta dërgojë në rrjetë.

Në minutën e 13, portierit Alia i shpëton një tjetër top nga duart dhe vendasit nuk falin.

Në minutën e 32-të, çekët shënuan edhe golin e tretë me Danek, ndërsa në minutën e 71-të, Mitaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Goli i katërt për çekët erdhi në minutën e 83-të, me anë të Sulc.

Kjo ishte ndeshja e dytë në grup e kuqezinjve. Ndeshjen e parë, Shpresat e kanë nisur me një fitore 3-0 ndaj Andorrës.