Ronaldo karantinohet në Manchester: Kush tha që këtu nuk ka diell

Cristiano Ronaldo ka nisur aventurën e tij të re në Angli, por sipas rregullave të autoriteteve kundër koronavirusit, duhet të qëndrojë në izolim për disa ditë përpara se të rikthehet në stërvitje me Manchester United.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus ka postuar disa foto nga rezidenca e tij e re në rrethinat e Manchesterit, ku shfaqet së bashku me familjen duke marrë rreze dielli. “Kush tha që në Manchester nuk ka diell”, shkruan CR7 përkrah fotove.

36-vjeçari bëri një rikthim të bujshëm te “Djajt e Kuq” 12 vjet pasi ai u largua nga klubi drejt Realit të Madridit.