Rrëkëlleu dy birra me fund, bukuroshja merr ovacionet e publikut

Screenshot 34 3 1100x620

Zakonisht janë lojtarët ata që marrin duartrokitjet e publikut në një ndeshje tenisi, por kësaj here në U.S. Open ndodhi krejt e kundërta.

Një bukuroshe mori vëmendjen e të pranishmëve gjatë ndeshjes mes Roberto Bautista-Agut dhe Felix Auger-Aliassime pasi kur kamera e fokusoi, ajo e përshëndeti dhe ktheu me fund një gotë birre.

Skena u përsërit sërish në pushim të takimit dhe biondja simpatike nuk zhgënjeu duke rrëkëllyer dhe një gotë tjetër me fund dhe marrë ovacionet e gjithë stadiumit “Louis Armstrong” në Queens.