Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Viktimat” e Ramës, mesazhe në kod, Braçes dhe Ballës nuk i del marazi

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 13:16 | Politikë
“Viktimat” e Ramës,  mesazhe në kod, Braçes dhe

Ndryshimet e bëra në Qeveri si dhe në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste kanë shkaktuar hatërmbetje të reja brenda radhëve të saj. Erion Braçe ka zgjedhur rrjetet sociale për të treguar mërinë e tij, ndërsa mbështetësit e Taulant Ballës u treguan më të drejtpërdrejtë me Edi Ramën.

Më shumë se sa emrat e kabinetit të ri qeveritar, Asambleja e PS-së tërhoqi vëmendjen me ndryshimet brenda partisë. Emrat që bënë më shumë bujë ishin të goditurit Taulant Balla dhe Erion Braçe.

Të dy eksponentët socialistë duket se nuk e kanë mirëpritur vendimin e Edi Ramës që ua grisi spaletat.

Zëvendëskryeministri në detyrë edhe pak ditë, Erion Braçe duket se ditët e fundit të punës në ekzekutiv po i kalon në rrjete sociale duke lëshuar thumba të vazhdueshëm ndaj Ramës.

https://a2news.com/2021/09/02/nuk-mori-post-ne-qeveri-reagon-taulant-balla/


Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia e disa fëmijëve duke luajtur “kala dibrançe”. “Shokët në kurriz të njëri-tjetrit i reziston çdo kohe si stil jete”, thekson Braçe, ndërsa duket qartë se mesazhin e ka për kalanë socialiste.

Ndryshe nga Braçe që ra prej karriges së dytë të qeverisë, Taulant Balla ra prej numrit dy të partisë.

Ndonëse përgjatë ditëve të verës ishte emri më i lakuar si Kryetar Kuvendi, Balla jo vetëm që nuk u ngrit në detyrë, por Rama i hoqi një nga dy kungujt që mbajti përgjatë katër viteve, postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Sikur të mos mjaftonte e spostoi drejt Fierit, duke e larguar nga drejtimi politik i Elbasanit, qark ku kishte rrënjë pushteti i tij jo vetëm politik.

Për të shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e kryetarit, Balla shfrytëzoi ndeshjen e futbollit Shqipëri-Hungari ku një dron i mbështetësve të tij, fluturoi mbi “Elbasan Arena” me mbishkimi “Taulant Balla Elbasani ty të do”.

Nuk dihet nëse këto thirrje ishin efekti që Taulant Balla dëshironte të prodhonte, por e sigurt është se ia ka dalë të mbërrijë në telefonin e kryeministrit.   

https://a2news.com/2021/09/05/serish-dron-ne-ndeshjen-e-kombetares-kesaj-radhe-i-dedikohet-taulant-balles/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani