Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbulohet një kapele e re e Napoleonit, ekspozohet në Hong Kong

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 19:50 | Lifestyle

Sigurisht Napoleon Bonaparti kishte më shumë se një nga ato kapele me një formë të pagabueshme, por kurrë më parë ADN -ja e Perandorit, që këtë vit shënon 200 vjetorin e vdekjes së tij, nuk ishte gjetur në njërën prej kapelave në qarkullim që i atribuohej atij.

Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti zbarkoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve Bonhams, e cila e vendosi atë në ekspozitë në selinë e saj në Hong Kong, para se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 tetor.

Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, pa e ditur në fillim se mund t'i përkiste Napoleonit. Pastaj disa detaje e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

"U gjetën pesë qime, dy prej tyre u kontrolluan plotësisht dhe u zbulua se i përkisnin Napoleonit", shpjegoi Simon Cottle, drejtor menaxhues i Bonhams Europe.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës. Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë dhe 150 mijë paund, por ky vlerësim është i përmbajtur qëllimisht, për faktin se është atribuim i fundit. Kapele të tjera janë shitur për 1 milion stërlina.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani