Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkëmbehet gabimisht në maternitet, kërkon dëmshpërblim pas 19 vjetësh

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 21:16 | Bota
Shkëmbehet gabimisht në maternitet,  kërkon

Një  vajzë në Spanjë ka kërkuar kompensim nga autoritetet shëndetësore, pasi zbuloi se e kishin  shkëmbyer gabimisht 19 vjet më parë në lindje me një tjetër foshnjë.

Ajo u shkëmbye me një tjetër foshnjë të lindur në të njëjtën ditë në vitin  2002 në një spital në Logroño, në jug të Bilbaos.

Të dy foshnjat u futën në inkubatorë para se t'i dorëzoheshin prindërve të gabuar.

Një qeveri rajonale e ka pranuar shëkmbimin, duke e cilësuar si “gabim njerëzor".

Të martën ministrja e Shëndetësisë për qeverinë e La Rioja, Sara Alba, tha se nuk ishte e mundur të konkludohej se kush kishte bërë gabimin.

Ajo tha se do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri sot, sepse procedurat për identifikimin e foshnjave ishin të sigurta dhe të besueshme.

Rasti u raportua për herë të parë nga gazeta La Rioja, e cila tha se njëra nga vajzat po kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim nga Ministria e Shëndetësisë e rajonit. Ministria ka ofruar vetëm një kompensim prej 215 mijë eurosh, thonë raportet.

Vajza tjetër e përfshirë është informuar për situatën, por nuk ka bërë një ankesë, raportoi gazeta El País.

Ankuesja u rrit nga një grua që besonte se ishte gjyshja e saj. Kur gjyshja paditi babanë e supozuar për kujdesin e fëmijëve në vitin 2017, një gjykatë urdhëroi një test të ADN-së.

Kjo konfirmoi se burri nuk ishte babai biologjik i fëmijës, dhe një test i mëvonshëm zbuloi se nëna e saj e supozuar nuk ishte asnjë lidhje gjenetike.

Në moshën 16-vjeçare, vajza kërkoi ndihmë nga avokatët, të cilët i bënë presion autoriteteve shëndetësore për të hetuar rrethanat e lindjes së saj.

Hetimi tregoi se ishte vetëm një foshnjë me të cilën vajza mund të ishte ndërruar.

19-vjeçarja është në pritje të rezultatit të një testi të ADN -së për të konfirmuar identitetin e prindërve të saj biologjikë, ndërsa prokurorët po hetojnë rastin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë