Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bashkëpunimi për Kodin Zgjedhor, herësi në dorë të politikës. KAS, “në pritje” të Berishës

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 15:44 | Politikë
Bashkëpunimi për Kodin Zgjedhor, herësi në dorë të

Nisja e legjislaturës së re do të shënojë edhe rikthimin e debatit për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ndryshime të cilat imponohen edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka shfuqizuar herësin e 25 prillit.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, shprehet se Parlamenti nuk mund ta shmangë një vendimmarrje për këtë çështje: “Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk i ka detyruar ligjvënësit që të bëjnë ndryshime, shfuqizimi i asaj pike i detyron që të ulen dhe të gjejnë një formulë që respekton parimin e proporcionalitetit”.

Kolegu i tij, Koli Bele, shkon më tej duke u shprehur se proporcionaliteti në zgjedhje mund të zbatohet duke ndryshuar Kushtetutën dhe ndarjen e vendit në rajone: “Ne sot kemi Kukësin me 3 deputetë, Gjirokastrën me 4 dhe Tiranën me 36. Në këtë kuptim, ndarja në zona elektorale më të mëdha rajonale, mund të ishte një rajon veriu, një jugu. Do të sillte një ndarje më të barazvlefshme”.

Marrëveshja politike e 5 Qershorit la detyrë për Parlamentin e ri gjetjen e një zgjidhjeje për depolitizimin e administratës zgjedhore, një kërkesë e kahershme edhe e OSBE/ODIHR. Në këtë pikë’, anëtarët e KAS ndahen.

Ledio Braho shprehet: “Së pari, duhet të shkëpusim partinë nga shteti dhe nga administrata. Në momentin që në raportin e OSBE/ODIHR nuk do të ketë më problematika të këtij lloji, patjetër që ajo është zgjidhja e duhur”.

Ndërsa Koli Bele tha: “Ka krijuar një lloj besueshmërie dhe ka terren tashmë për të shkuar tashmë drejt një depolitizimi të plotë të sistemit zgjedhor”.

KQZ mund të përballet shumë shpejt me një kërkesë për ndërprerje mandati të Sali Berishës, pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, Ledio Braho theksoi: “Nuk mund të jap një opinion lidhur me faktin, kështu siç është ligji sot. A mund të gjykohet një çështje e tillë nga KQZ apo gjykata, pasi nëse do të shprehesha do të jepja një mendim dhe në rastin hipotetik të ardhjes së një çështje të tillë pranë KAS-it, do të isha i paragjykuar”.

Ndërsa Koli Bele shprehet: “Kjo është një konsideratë e natyrës politike, nëse do të duhet të ndryshohej ligji dhe të shtoheshin elementë të rinj, qoftë edhe ky element që ju thoni, sigurisht që kjo është një gjë që duhet të shihet në një spektër më të gjerë”.

Pavarësisht se cilat ndryshimet duhen miratuar, një porosi kanë për ligjvënësit,mos u vononi. 

Ledio Braho: E mira është qëtë bëhet sa më shpejt dhe jo siç është bërë gjithmonë në momentin e fundit parazgjedhjeve. Koli Bele: Ligji zgjedhor nukështë nga ato ligj që nis java e parë e parlamentit, por nuk duhet lënë përmuajin e fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli