Blerja e bujshme e Salernitana, italianët firmosin me Franck Ribery

RIBERY SALERNITANA frame 1108 1100x620

Franck Ribery nuk ka ndërmend të heq dorë nga nivelet e larta të futbollit. Ylli 38-vjeçar francez do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit italian ndërsa ka firmosur me ekipin e ngjitur nga Serie B, Salernitana.

Klubi napoletan prezantoi blerjen e bujshme përpara mijëra tifozëve në stadiumi “Areki”, përforcim i cili rrit shanset e qëndrimit të Salerinitanas në Serinë A.

Ish-futbollisti i Fiorentinas dhe me një të kaluar të gjatë te Bajerni i Mynihut, ka nënshkruar për një vit me opsion rinovimi për një tjetër, në rast mbijetese të klubit.

“Jam këtu prej pasionit dhe jo prej parave. Japim gjithçka për të shpëtuar në fund të sezonit”, ishin fjalët e para të Frank Riberi si lojtar i Salernitanës.