Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çanta e harruar pranë ambasadës iraniane vë në alarm Policinë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 10:25 | Kronikë

Një çantë e harruar pranë ambasadës iraniane në Tiranë ka vënë në alarm policinë e Tiranës.

Çanta e braktisur në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet në një efektiv që ndodhej në shërbim që njoftoi qendrën dhe më pas në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat xheniere, me dyshimin se brenda saj mund të kishte lënë të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe për të kryer veprimet e mëtejshme dhe asgjësimin e çantës së dyshimtë. A2 CNN mësoi se çanta nuk kishte lëndë të rrezikshme, ndërsa ekspertët e policisë po bëjnë dokumentimin e sendeve të gjetura brenda saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu