Çfarë do të bëjë Merkel pas daljes në pension?

Merkel 3 1100x620

Zgjedhjet në Gjermani po afrojnë dhe pyetja që pongrihet shpesh është se çfarë do të bëjë Angela Merkel pasi të dalë në pension. Kancelares I pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla, sipas asaj që raporton Deutsche Welle, gatime tipike gjermane për stinën e vjeshtës.

Megjithatë,Merkel nuk do të ketë kohë për të bërë shtëpiaken, sepse do të vazhdojë të jetën në detyrë edhe pas votës së 26 shtatorit, derisa të formohet qeveria e re. Zakonisht janë dashur deri në 6 javë për këtë, por në 2017-ën kjo periudhë zgjati 5 muaj.

Deutsche Welle thekson se 67 vjeçarja mund të thyejë rekordin e Helmut Kohlit, nëse do të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor.

Gjatë një vizite në Uashington, Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë pushim dhe nuk do të pranojë asnjë ftesë.

“Do të lexoj dhe do të fle pak. Pastaj kur të zgjohem do të shohim se çdo të bëj”, ishte deklarata e “zonjës së hekurt” gjermane. Sa I përket anës financiare nuk do të jetë nj ëproblem. Aktualisht fiton 25 mijë euro në muaj si kancelare dhe 10 mijë euro si anëtare e Bundestagut, pjesë e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh.

Pensioni I saj do të jetë rreth 15 mijë euro në muaj, ndërsa ka të drejtë të kërkojë një truprojë, makinë shërbimi me shofer, një zyrë në Bundestag dhe staf me disa punonjës.

Një karrierë e dytë nuk përjashtohet, edhe pse vetë Merkel ka bërë të ditur shpeshherë se nuk preferon asnjë angazhim tjetër pas tërheqjes nga politika.