Edhe sot 28 viktima nga koronavirusi në Kosovë

kosove covid 1100x620

Nuk ndalet vala e viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se sërish sot kanë humbur jetën 28 persona. Gjatë 24 orëve të fundit 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 10.321 testime. Sipas të dhënave sot janë shëruar 1.698 qytetarë, duke e çuar në 126.409 numrin e të shëruarve në vend. Numri i rasteve aktive në Kosovë  është 24.484.

Ministria e Shëndetësisë informon gjithashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Një ditë më aprë mbërritën ën Kosovë mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të dhuruara nga SHBA, por edhe si pjesë e marrëveshjes së vendit me kompaninë.