Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Formula 1, George Russell kalon te Mercedes

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 17:30 | Sporte të tjera
Formula 1, George Russell kalon te Mercedes

Një formacion tërësisht anglez për Mercedesin prej sezonit të ardhshëm. Pas kalimit të Valtteri Bottas tek Alfa Romeo, skuadra britanike ka gjetur një zëvendësues të denjtë për njëvendëshen e 8 herë kampionëve me radhë.

George Russell, ylli në rritje i Formula 1, është ai që do të shoqërojë Lewis Hamilton duke nisur nga sezoni 2022-2023. 23-vjeçari ka patur një karrierë vetëm në ngjitje, duke nisur nga titulli kampion në Formula 3 në vitin 2017, titullin e Formula 2 një vit më vonë dhe aventura nën drejtimin e makinës Williams përgjatë tre viteve të fundit.

Bashkimi i talentit anglez me Mercedesin u “nuhat” që në fundin e vitit të kaluar, kur Russell zëvendësoi Lewis Hamilton të prekur nga Covid, në Çmimin e Madh të Sakhirit. 23-vjeçari u rendit në vendin e 5 në atë garë, ndërsa dha mjaftueshëm shkëndija për të ardhmen.

Piloti aktual i Williams, në Çmimin e Madh të Belgjikës, pak javë më parë, u rendit në vendin e dytë, pozicionin më të mirë në karrierën e tij në Formula 1.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani