I mbuluar me çarçaf të bardhë dhe njolla gjaku, videoja për TikTok alarmon Korçën

Një video për TikTok vë në lëvizje Policinë e Korçës.

Në videon e siguruar nga A2 CNN shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar qytetarët, kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, por më pas janë përballur me këtë skenë “qesharake”.

Protagonisti i videos është shoqëruar në komisariat.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019