Kanos me automatik dy vajza, në pranga 21-vjeçari në Korçë

policia arrestim durres 1100x620
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Nga të dhënat e para, dyshohet se personi i vënë në pranga, shtetasi me iniciale D.L., ka pasur lidhje me 15-vjeçaren.

Për arsye xhelozie, dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Burimet thonë se pas kësaj vajza kishte dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë. Kaq ka mjaftuar, që sipas pretendimeve të vajzave, i riu teksa i ka parë, i ka kanosur me armë.