Kupat e Europës, UEFA i jep dritën jeshile udhëtimit të tifozëve në transfertë

RIKTHEHEN TRANSFERTAT E TIFOZEVE frame 814 1100x620

Jo më vetëm tifozët vendas. Ndërsa Champions, Europa dhe Conference League përgatiten për fazën finale, ndeshjet e tyre do të jenë të hapura për tu ndjekur edhe nga tifozët miq të cilët prej më shumë se një viti e gjysmë e kanë pasur të ndaluar për të qenë prezentë në duelet në transfertë.

Lajmi pozitiv vjen nga Uefa që miratoi protokollin “return to play”, rregullore e hartuar me procedurat e reja për zhvillimin e ndeshjeve post izolimit.

Qeveria europiane e futbollit bën me dije lejimin nga ana e tyre të udhëtimit të tifozëve megjithatë ata që do të duan të ndjekin skuadrën e zemrës edhe larg duhet të njihen me masat kufizuese të shteteve përkatëse për hyrjen në  hyrjen në territorin e tyre.

Në saj të rregullave të pandemisë, transfertat e tifozëve do varen më pas vetëm nga autoritetet lokale.

Në vendi pritës e mundëson diçka të tillë, mbështetësit do të mund t’i gjenden pranë skuadrave të tyre edhe larg shtëpisë.

Vendimin, UEFA e cilëson një hap të vogël por të rëndësishëm për rikthimin drejt normalitetit. Me stadiumet që janë ende me vende të limituara për publikun, 5 % e kapacitetit të tyre, me ndryshimet e reja do të rezervohen për tifozët miq.