Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lule dhe dedikime për të sëmurët, familjarët shfaqen sërish me qese në duar tek Infektivi

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 14:29 | Aktualitet
Lule dhe dedikime për të sëmurët, familjarët shfaqen

Me shtimin e rasteve të të infektuarëve nga pandemia, janë shtuar edhe familjarët përpara dyerëve të spitaleve Covid. Ujë, lëngje dhe veshje janë produktet që u nevojiten të shtruarëve në pavionet e Infektivit.

Ky familjar ka rezervuar në qesen e tij edhe një vend për një tufë lule për bashkëshorten, si dhe një letër dedikuese nga fëmijët. Paralelisht me ilaçet thotë se kanë nevojë edhe për mbështetje.
Shenjat e Covid-19 janë të njëjtat, por hera-herës qytetarët i neglizhojnë duke ia faturuar gjendjen gripit stinor.

Disa prej të shtruarëve kanë pasur nevojë të menjëherëshme për oksigjenim që ditën e parë. Virusi vijon të jetë agresiv, kryesisht ndaj të pavaksinuarve.

Spitali Infektiv po punon me të gjitha kapacitetet e mundshme, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve po trajtohen në Spitalin Covid 3. Ekspertët e shëndetit publik thonë se përtej shtimit të infektimeve, fatmirësisht nuk jemi në të njëjtën gjendje, si vala e kaluar e pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë