Makina përplaset me motorin e policisë në Tiranë, plagosen efektivët

Përditësuar më: 7/9/2021, ora 11:22

Makina përplaset me motorin e policisë në Tiranë, plagosen efektivët

Përditësuar më: 7/9/2021, ora 11:22

Dy efektivë policie mbetën të plagosur në Tiranë pasi motori me të cilin udhëtonin u përfshi në një aksident me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shkëlqim Fusha” dhe për pasojë mbetën të plagosur efektivët E. M dhe J. D, të cilët ishin në shërbim.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.