Manovra e gabuar shkatërron biletarinë në port

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e rrezikshëm kur drejtuesi i një kamion shkatërroi aksidentalisht një kioskë në portin e Southampton, Hampshire.

Kamioni bëri një manovër jo të llogaritur mirë dhe pjesa e karrocerisë goditi kioskën e biletarisë duke e shkatërruar totalisht dhe lënduar 3 punonjësit që ndodheshin brenda saj.

Fatmirësisht të lënduarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.