Meteori ndriçon qiellin mbi ishujt britanikë

Pamje të mahnitshme kanë kapur momentin kur një meteor fluturon mbi Ishujt Channel. Ajo që në fillim duket si pamje e makinave që kalojnë përgjatë një rruge të ndriçuar natën, papritmas fikson një dritë flakëruese që lëviz nëpër qiell.

Brenda pak sekondave drita fillon të zbehet dhe më pas zhduket në qiellin e natës. Videoja mahnitëse u regjistrua në Jersey nga një qytetar i cili vuri re rastësisht ndriçimin në qiell, teksa ishte në shtëpinë e tij.