Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Michelangelo, "gjigant" i artit botëror por këpucët tregojnë për një...shtatshkurtër

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 22:32 | Lifestyle

Michelangelo Buonarroti, i njohur nga të gjithë thjesht si Michelangelo, është padyshim një nga artistët më të njohur të gjitha kohërave.

Vepra si “Pietà” ose “David” janë skalitur përgjithmonë në historinë e artit për detajet marramendëse të trupave që nuk duken prej mermeri, por të gjallë, ndërkohë që “Cappella Sistina” në Vatikan ështër artistin e lindur në Toskanë, por që jetën artistike e ka lidhur me Romën e Papëve.   .  

Por ndërkohë që veprat janë pjesë e historisë së artit dhe admirohet kudo, për vetë autorin dihet më pak.  Flitet për shembull karakterin disi të tërhequr të gjeniut, por pak për pamjen e tij.

Por tani një studim i Qendrës të Antropologjisë dhe Bioarkeologjisë në Sicili të Italisë po zbulon fakte të reja për artistin e lindur në Toskanë, por që jetën artistike e ka lidhur me Romën e Papëve.   

Studiuesit kanë gjetur në shtëpinë e pasardhësve të Michelangelos disa këpucë që ata mendojnë se i përkasin pikërisht atij. Dimensionet e tyre, të llogaritura me programe kompjuterike, nuk lejnë dyshim. Michelangelo, "titani" i pikturës dhe skulpturës botërore, nuk i kalonte 160 centimetrat.  

Një lartësi tejet modeste për europianët e sotëm, por jo për ato të shekullit të 15-të. Duke u bazuar edhe tek gjurmët e gishtave të mjeshtrit dhe detaje të tjera, studiuesit mendojnë që së shpejti për të do të kemi një portret më afër të së vërtetës, edhe pse jo aq të bukur artistikisht sa autoportreti që vetë Michelangelo na ka dhuruar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani