Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mirësevini në Telosa, qyteti i së ardhmes që po projektohet në shkretëtirë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 17:39 | Lifestyle

“Po ta mendosh, do të jetë plot energji dhe mundësi si Nju Jorku, por edhe e pastër dhe eficente si Tokio, me shërbime të qëndrueshme dhe një sistem menaxhimi si ai i Stokholmit”.

Është shumë e lartë steka e vënë nga Marc Lore, ish CEO i një prej gjigantëve të ekonomisë amerikane, Walmart, për atë që premton të jetë një nga projektet më ambiciozë arkitektonikë në Shtetet e Bashkuara.  

Një qytet i ri, super teknologjik, i mirë menaxhuar, me shërbime që mund të aksesohen nga banuesit e saj të gjithë në më pak se 15 minuta.

Lore është i bindur që fondet për këtë qytet nuk do të mungojnë, duke filluar nga ato shtetërore dhe deri në financime të disa fondeve të etura për të investuar në projekte të “çmendura” por me perspektivë.  

Në fazën finale qyteti mendohet të arrijë deri në 5 milionë banorë, me një investim që kap të paktën 400 miliardë dollarët, por Lore thotë se faza e parë, që do të përfshijë fillimisht rreth 50 mijë banorë dhe një investim deri në 25 miliardë dollarë, mund të fillojë shumë shpejt.  Për ketë arsye, hapësira të mëdha në Arizona, Teksas, Juta dhe Nevada po shqyrtohen me vëmendje si vendodhja ideale për Telosa City.

Në qoftë se Lore është mendja financiare  e projektit, arkitekti që do ta vej në praktikë është danezi Bjarke Ingels, i njohur për shumë projekte ku qëndrueshmëria dhe përdorimi i energjive alternative janë thelbësore, di në rastin e inceneratorit të Kopenhagën, të shndërruar edhe në qendër rinore,  konferencash dhe sportesh të ndryshme.

https://a2news.com/2019/10/08/duket-si-nje-kompleks-olimpik-por-ky-eshte-inceneratori-i-ri-ne-kopenhagen/?foto=4

“Projekti përqafon rëndësinë për impaktin mjedisor skandinav dhe lirinë e kulturës amerikane”, thotë për projektin vetë arkitekti. Nuk do të mungojnë qiellgërvishtës që shërbejnë edhe si depozita uji për komunitetin, çati që furnizojnë me energji diellore çdo ndërtesë, dhe e shpërndan aty ku ka më nevojë.

Ideatorët mendojnë se qyteti i ri amerikan do të shoh përfundimin e fazës së parë brenda vitit 2030. E ardhmja po afron.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani