Muri virtual që po bllokon emigrantët drejt Amerikës

Kullat e pajisura me kamera me inteligjencë artificiale, të cilat furnizohem me energji diellore, janë duke u bërë ballë emigrantëve të shumtë që synojnë të kalojnë kufirin Meksikë-SHBA.

Kamerat e krijuara nga 28-vjeçari Palmer Luckey, themelues i kompanisë “Oculus”, zbulojnë lëvizjet brenda një rrezeje prej 2 milje dhe u transmetojnë menjëherë të dhënat agjentëve në kufi.

Ato veprojnë 24 orë në ditë, duke skanuar pamjet dhe do të arrijnë deri në 140 të tilla përgjatë gardhit në kufirin SHBA-Meksikë, raporton NY Post. Ky sistem u testua fillimisht në San Diego në vitin 2008, ndërsa kohët e fundit u aplikua edhe në El Paso, një nga pikat më të ngarkuara të kalimit të emigrantëve.

Kjo teknologji ka bërë që numri i emigrantëve të ndaluar të rritet me 3 herë krahasuar me një vit më parë. Agjentët në El Paso ndaluan më shumë se 155 mijë emigrantë deri më 30 shtator këtë vit, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin ndaluar 54 mijë emigrantë.

Oficerët e patrullave në kufij janë shprehur se kjo teknologji ua ka lehtësuar jashtëzakonisht punën dhe ua ka bërë shumë më efektive.