Në pritje të kryesisë, Basha në dilemë, mes presionit të amerikanëve dhe Berishës

berisha basha lulzim 1100x620

Kur duhen vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të ri parlamentar ende nuk ka një njoftim se kur Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e re, nga e cila pritet një qëndrime dhe për marrëdhënien që Basha dhe ekipi i tij do të mbajnë me ish-liderin historik të shpallur non grata nga SHBA.

Kryedemokrati është nën presion nga partnerët amerikanë, që qartësisht i kishin lënë kohë deri në shtator për t’u distancuar nga Berisha.

Nesë brenda PD ka paqartësi dhe ende nuk kanë një përgjigje krejt e kundërta ndodh me Sali Berishën. Ish-kryetari i PD e ka bërë të qartë se nuk u trembet amerikanëve të cilët e shpallen Non Grata dhe se në datën 10 shtator do jëtë ne seancën plenare.

Për të përforcuar qëndrimin e tij, lideri historik i demokratëve kërciti dhëmbët edhe ndaj pasardhësit të tij në karrigen e kryetarit të PD si të për treguar se ende e ka hijen e rëndë në oborrin e forcës më të madhe të së djathtës shqiptare.

“Nëse PD apo kushdo tjeter merr nje vendim jo parimor, do bejë cfarë është e mundur ta kthej PD aty ku ka qenë.”, u shpreh Berisha.

Një deklaratë kjo që vendos mes 2 zjarreve Lulzim Bashën i cili ka përpara një zgjedhje shumë të vështirë, të mbrojë atin e tij politikdhe të rrezikojë krisjen e marrëdhenieve me SHBA ose të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar dhe të rrezikojë të humbasë mbështjejten e bazës së gjerë të demokratëve.