Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përshëndet trajnerin dhe zbret në fushë, dita e parë e Cristianos si lojtar i “ri” i United

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 19:00 | Futboll
Përshëndet trajnerin dhe zbret në fushë, dita e parë e

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me Manchester United, skuadrën që e bëri një yll të futbollit botëror.

CR7 zbarkoi në Mançester ditën e enjte, pasi shënoi golin numër 111 me Portugalinë, që e bën golashënuesin më të mirë të kombëtareve në historinë e futbollit.

Pas disa ditësh pushimi të kaluara me familjen, portugezi u kthye në Carrington, qendrën sportive të United. Aty e priti i pari trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka qenë shok ekipi me Cristianon 12 vite më parë.

Solskjaer prezantoi sulmuesin te shokët e ekipit dhe Cristiano menjëherë nisi punën, me mendimin që të debutojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që të shtunën, kundër Newcastle.

https://twitter.com/ManUtd/status/1435252130265321472

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli