Po celebronte një dasmë, prifti vdes gjatë shkëmbimit të unazave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një prift ka humbur jetën papritur gjatë celebrimit të një meshe dasme. Ngjarja ka ndodhur në provincën Asti dhe bëhet fjalë për famullitarin 75-vjeçar të Vinchio-s, Don Aldo Rosso. Ai u godit nga një hemorragji cerebrale dhe u rrëzua përtokë, pikërisht në momentin e shkëmbimit të unazave.

Midis të ftuarve ishte edhe një mjek që u përpoq të ndihmonte famullitarin, por në kushtet e tij ishte e pamundur të shpëtohej. Don Aldo, gjithashtu duhej të pagëzonte edhe djalin e çiftit.