Pogradec, klandestinët dalin jashtë furgonit në mes të qytetit

Momenti kur dhjetëra emigrantë të paligjshëm kanë dalë nga një furgon në mes të rrugës në Pogradec është kapur në kamera.

Në pamje duket një efektiv policie, i cili pasi kishte ndaluar furgonin, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin. Por pas disa shtyrjesh, efektivi nuk e ka ndalur dot arratinë e tyre.

Burime nga policia e Pogradecit thanë për A2 CNN se refugjatët janë gjetur fillimisht nga patrulla. Në një moment, efektivi i policisë shihet teksa nxjerr pistoletën, por më pas e rifut në këllëf, duke e kuptuar se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë. Nuk ka informacion se nga cili shtet ishin këta emigrantë klandestinë, por ndërkohë, është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.