Protestat në Afganistan, talebanët qëllojnë në ajër për shpërndajen e turmës

talebane 1 1100x620

Talebanët qëlluan në ajër për të shpërndarë turmën e protestuesve në një manifestim te madh që po mbahej në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Video të filmuara në zonë, tregojnë qytetarët teksa vrapojnë drejt vendeve të sigurta, ndërsa krisma armësh dëgjohen në sfond. Protestuesit thërrisnin edhe slogane kundër Pakistanit, teksa shumë njerëz besojnë se shteti fqinj mbështet talebanët.

Pretendimet hidhen poshtë nga Pakistani. Siç raporton BBC, rojet e një banke në zonë, hapën parkimin nëntokësor për strehimin e grave që donin t’u shpëtonin të shtënave.

Disa gazetarë, përfshirë ekipe ndërkombëtare, nuk u lejuan të filmonin manifestimet ndërsa pati edhe të arrestuar. Gratë kanë protestuar përgjatë gjithë javës së kaluar, por të martën, tubimeve iu bashkuan edhe burrat.