Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shkeli rregullat anti-Covid dhe infektoi 8 persona, dënohet me 5 vite burg

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 07:54 | Bota
Shkeli rregullat anti-Covid dhe infektoi 8 persona, dënohet me 5 vite burg

Autoritetet në Vietnam vendosën të dënojnë me 5 vjet burg një të ri për shkeljen e rregullave të koronavirusit dhe shpërndarjen e virusit te 8 persona të tjerë, një prej të cilëve humbi jetën.

28-vjeçari Le Van Tri  u shpall fajtor për përhapjen e sëmundjes së rrezikshme në gjyqin që zgjati vetëm një ditë në provincën e Ca Mau.

Vietnami konsiderohet si një ndër vendet që e ka përballuar më mirë pandeminë e koronavirusit, duke ndërmarrë testime masive, gjurmim dhe rregulla strikte karantine.

A2 CNN Livestream

Dita jonë