Talebanët shpallin qeverinë e re për Afganistanin: Rendi është zgjidhur, prioritet është zhdukja e varfërisë

Talebanët kanë njoftuar një qeveri të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i Brendshëm.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, tha një zëdhënës për gazetarët.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë.

Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani.

Qeverisë së re afgane do t’i duhet të përballet me probleme të menjëhershme, veçanërisht me varfërinë. Kjo u deklarua nga zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, pasi njoftoi listën e ministrave.

“Problemi i sigurisë është zgjidhur, sepse nuk ka më luftë,” shtoi ai.

Afganistani është përballur me një krizë serioze dhe emirati islamik ka vendosur të formojë këtë administratë. Disa ministri ende nuk janë caktuar dhe ne përpiqemi të caktojmë figura shumë profesionale gjithashtu në rolin e zëvendës dhe nënsekretarëve”, përfundoi zëdhënësi i talebanëve.