Vidhte bagëti në Greqi dhe i kalonte në Shqipëri, arrestohet

images 4

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Kolonjë, i cili po kalonte nga kufiri i gjelbër me Greqinë 40 krerë bagëti.

44-vjeçari I.B. u ndalua në vendin e quajtur “Përroi i Selenicës”, ndërsa transportonte 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri.

Nga ana e Policisë po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.