Afganistani, Demiraj: Katastrofë me pasoja të jashtëzakonshme, për shkak të dështimit politik dhe korrupsionit

Një nga dështimet dhe katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes, që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme e ka konsideruar kolonel Dritan Demiraj, marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. I ftuar ën Ditari në A2 CNN, ai tha se investimi i 20 viteve ra për 11 ditë për shkak të dështimit politik dhe korrupsionit.

“Ajo që ka ndodhur në Afganistan është një situatë që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Është një nga katastrofat më të mëdha në drejtim të sigurisë e mbrojtjes ku për herë të parë një grup terrorist furnizohet me armatime të sofistikuara në vlerë dhjetëra bilionë dollarë që do të thotë që një qeveri e investuar për 20 vite 2.27 trilionë dollarësh jo vetëm nga SHBA e NATO bie brenda 11 ditësh, është një nga dështimet e jashtëzakonshme politike që do të ketë pasoja të jashtëzakonshme”.

Si një nga ushtarakët më të kualifikuar dhe njohës i situatës në Afganistan, Demiraj sqaron edhe arsyet që çuan në rrëzimin e qeverisë, ku theksin e vë sërish te dështimit politik për shkak të korrupsionit dhe përjashton dështimin ushtarak nga ana e SHBA.

“SHBA nuk ka dështuar nga ana ushtarake, pasi objektivi i tyre ishte largimi i talebanëve nga pushteti, shkatërrimi i Al Kaedës dhe mbyllja  e kampeve të terrorit. Ky objektiv u realizua për 35 ditë pas kësaj ishte ndërtimi i Afganistanit i një shoqërie perëndimore, i në një qeveri demokratike perëndimore, por Afganistani është një shtet ku popullsia është rurale, gjithmonë janë drejtuar  është drejtuar në mënyrë tribale. Asnjëherë nuk ka pasur qeveri qendrore që të drejtojë të 34 provincat e vendit dhe ky është një dështim i madh sa i përket pjesës politk për shkak të korrupsionit dhe ka shumë arsye pse ka ndodhur kjo gjë. Presidenti afgan nuk ka pranuar asnjëherë që në qeverisje të përfshiheshin dhe talebanët.  Shpenzimet ushtarake kanë qenë të jashtëzakonshme.  Është një dështim  total i qeverisë së Afganistani ka qenë paaftë për të drejtuar vendin. Popullsia prej 41 mln % përbëhet nga 4 fise; pashtunët, uzbekët, talgjitë dhe hazarat. Të gjithë presidentët kanë qenë të korruptuar, por ky ishte më i korruptuar, nuk donte të ndante qeverisjen me talebanët, ndërkohë që nuk kishte fuqi të përballej me talebanët”.

Sipas tij Amerika nuk mund të qëndronte pafundësisht në Afganistan, pasi po përgatitet për një armik më të ashpër që është Kina, e cila ka shtrirë ndikimin e saj në shumë shtete përmes investimeve strategjike. Demiraj thekson gjithashtu se kjo ofensivë që çoi në rënien e qeverisë së Afganistanit erdhi edhe nga Pakistani ku Kina sipas tij është pronare e tij, përveç talebanëve.

“Amerika nuk mund të qëndrojë pafundësisht. Amerika po përgatitet për Kinën pasi ajo po bëhet gjithnjë e më tepër agresive se është përhapur në shtete të tjera me investime strategjike, hekurudhore e infrastrukturore. Përfshirja e SHBA për dy dekada në këtë rajon shihej si kërcënim për Kinën dhe Iranin. Kina është pronare e Pakistanit, Pakistani ka shumë borxhe ndaj Kinës sa nuk mund të shlyejë asnjë. Të gjitha projektet janë kineze. Pakistani është vendi nga u drejtua kjo ofensivë që solli rënien për 11 ditë të Afganistanit. Nuk u bë vetëm nga talebanët”.

Duke qenë se Afganistani është një nga vendet më të pasura në botë, Demiraj shton se kjo ka bërë që Kina të investojë në infrastrukturë.

“Afganistani është një nga vendet më të pasura në botë dhe më i varfër në botë për shkak të korrupsioni dhe vështirësisë për të shkuar në këto miniera. India ka investuar 4 bilionë dollarë në vitet e fundit dhe qindra investime të tjera që të merrte këto pasuri. Nuk është vetëm bitiumi. Janë biliona dollarë dhe minerale të pasura që Afganistani ka pafund dhe kjo ka bërë që Kina të shprehet e gatshme për infrastrukturën. Në asnjë vend Kina nuk ka ndërtuar, nëse nuk ka pasur qëllim për ta shfrytëzuar nga ana ekonomike”.

Po Demiraj përjashton përjashton përfshirjen e Kinës në marrjen e Pajnshirit, që sipas tij u mor vetëm me përfshirjen e Pakistanit.

“Panshir kishte domethënie historike se 2 divizione sovjetike nuk e morën dot në dy ofensiva, për shkak se përfshirja e Pakistanit ishte e jashtëzakonshme. Panshiri u mor vetëm me përfshirjen e Pakistanit, ushtria e Pakistanit është një nga 6 më të mëdhatë në botë. Kjo është arsyeja pse ra Panshiri në fund. Në këtë rast jo nuk është përfshirja e Kinës”.

Në lidhje me afganët që janë strehuar në Shqipëri, Demiri thekson se në vendin tonë kanë hyrë njerëz të kontrolluar, ndërsa bën apel për ndërgjegjësim.