Alarm te Juventusi, ndaj Napolit pa amerikano-latinët

allegri 1100x620

Sikur të mos mjaftonte nisja e dobët e Serie A, Masimiliano Allegri duhet të bëjë tashmë edhe llogaritë për lojtarët që do të ketë në dispozicion për sfidën kundër Napolit, i cili sikurse katër skuadra të tjera ndodhet 5 pikë përpara Juventus në klasifikim.

Problemi vjen nga 5 futbollistë amerikano-jugor që janë thirrur me përfaqësueset dhe që janë njëkohësisht titullarë edhe te Juventus.

Sandro dhe Danilo me Brazilin, Dybala me Argjentinën, Bentacur me Uruguain, dhe Cuadrado me Kolumbinë do të luajnë të gjithë pas mesnate, në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe llogaritet që të mbërrijnë në Itali pak orë përpara sfidës së rëndësishme të së shtunës. Aktivizimi i tyre duket i pamundur duke marrë parasysh fluturimin e gjatë nga kontinenti amerikan, por edhe faktin që mesjavën e ardhshme, torinezët luajnë ndeshjen e parë të Champions League kundër Malmo në Suedi, dhe ngarkesa e madhe fizike mund të sjellë lëndime.

Për fat të mirë të Juventus, Allegri do të ketë në dispozicion McKennie, i cili është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara në formë ndëshkimi për thyerje të rregullave higjienike për Covid-19. I kufizuar në maksimum, Masimiliano Allegrit i duhet sa më parë kthesa në kampionat, por edhe të mbajturit larg infermierisë të futbollistëve titullarë.