Biden do të paraqesë strategji të re për luftimin e pandemisë

biden 1100x620

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të paraqesë një strategji të re me gjashtë prioritete për të kontrolluar koronavirusin.

Strategjia do të shpallet në përpjekje për të luftuar variantin Delta, që është shumë më ngjitës, si dhe para hapjes së shkollave, që mund të sjellë përshkallëzim të situatës epidemiologjike.

Administrata e Biden tashmë po planifikon të ofrojë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës me kalimin e kohës dhe rreziqeve nga varianti Delta.

Ndërkaq, Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ¾ e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.