Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Caktohen gjyqtarët që do të drejtojnë çështjet ndaj dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 14:16 | Aktualitet
Caktohen gjyqtarët që do të drejtojnë çështjet

Gjykata e Posaçme hedh në short dy çështjet penale në ngarkim të dy ish-gjyqtarëve kushtetues të akuzuar nga SPAK për “fshehje të pasurisë”.

Çështja ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja, do të gjykohet nga gjyqtari Erjon Bani. Ndërsa  dosja ndaj ish-gjyqtarit Fatos Lulo do të jetë në duart e gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela. Në ditët në vijim priten të caktohen data për seancat e para të proceseve.

Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme sekuestroi disa pasuri te patundshme të dy ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe një ish-gjyqtari të lartë të shkarkuar nga vetingu.

Sipas SPAK, ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja, iu sekuestrua një apartament, ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo, një dyqan.

Për ligjshmërinë e të njëjtave pasuri, ish-anëtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë nuk bindën më herët as trupat e vetingut, që i përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë