Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Certifikatat e vaksinimit, Manastirliu: Besoj që do të njihen brenda shtatorit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 13:37 | Aktualitet
Certifikatat e vaksinimit, Manastirliu: Besoj që do të njihen brenda

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, apeluan për vaksinimin masiv, duke theksuar edhe detyrimin për vaksinimin ndaj Covid-19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

Teksa ka folur për certifikatën e vaksinimit, Manastirliu tha se së shpejti do të integrohen të dhënat në sistemin e Bashkimit Europian për njohjen e Green Pass: “Tashmë kemi përfunduar të gjithë procedurat me Bashkimin Europian për të integruar sistemet, jo vetëm për kalimin e kufirit, por gjithashtu edhe për aksesin ndaj shërbimit në Europë, të njihet ky sistem, të njihet Green Pass, besoj brenda Shtatorit”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë ardhja e sasive të konisiderueshme të vaksinave sipas kontratave. Brenda muajit dhjetor numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë do të jetë mbi 3 milionë, sipas ministres.

https://a2news.com/2021/09/08/vaksinimi-i-detyruar-rama-kusht-per-pranimin-e-studenteve-mesuesve-dhe-administraten/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli