Dështojnë bisedimet në Bruksel, s’ka takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në shtator

Kurti Vucic 1100x620

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Udhëheqësi i delegacionit të Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimi, konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, u shpreh ai në përfundim të takimit me delegacionin e Beogradit në selinë e Komisionit Europian.

Diskutimi kryesor mes palëve u përqendrua vetëm te çështja e të pagjeturve të luftës. Bislimi tha se palët kanë shprehur gatishmëri për të pasur qasje në arkivat shtetërore. Një ditë më parëk, delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian, diskutuan për të pagjeturit, energjetikën, targat e automjeteve dhe vizitat zyrtare.