Digjet banesa e 50-vjeçarit në Maliq

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Drithas të Maliqit. Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar. Mësohet se në të jetonte Arif Myftarago, rreth 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm në kushte të vështira ekonomike.

Mësohet se pronari i banesës është rreth 50 vjeç dhe jetonte i vetëm në kushte të vështira ekonomike.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por ekspertiza do jetë ajo që do ta përcaktojë saktësisht shkakun.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët e duke shpëtuar pa dëmtime të zotin e banesës. Policia po heton për ngjarjen.