Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fati i fillestarit, gjen thesarin 1500-vjeçar

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 11:08 | Lifestyle

Një burrë në Danimarkë që kishte dalë për herë të parë në gjueti thesaresh, me kërkuesin e sapoblerë të metaleve, pati me të vërtetë fat.

Rishtari ndezi pajisjen e tij dhe zbuloi një sasi të madhe objektesh ari që mendohet të jenë 1500-vjeçare dhe i përkasin periudhës së para vikingëve.

Ole Ginnerup Schytz iu deshën vetëm disa orë xhiro në fushën e ish-shokut të klasës në Jelling të Danimarkës, për të bërë zbulimin e jetës.

Detektori i metaleve nisi të bënte zhurmë dhe pas gërmimeve ai gjeti 22 copa të mëdha ari që së bashku peshonin 1 kg.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu