Formacionet zyrtare për San Marinon, goli nuk i “mjafton” Brojës për të qenë titullar

Kombetare fanella 1100x620

Shqipëria pritet të luajë sot ne 20:45 ndeshjen e radhës së kualifikuesve për Botërorin në Katar. Në Elbasan Arena, djemtë e drejtuar nga Edoardo Reja duhet të përballen me San Marinon, një nga ekipet më të dobëta në Europë, por nuk duhet të mungojë gjithsesi përqendrimi tek kuqezinjtë, që shpesh herë kanë patur probleme me ekipet e cilësuara fillimisht si inferiore.

Kanë dalë ndërkohë formacionet zyrtare, ku në portë i është dhënë besim Thomas Strakoshës, në një moment jo të mirë tek ekipi i tij Lazio.

Në mbrojtje krahas Gjimshitit dhe Kumbullës, Mihaj do të zëvendësojë Ismajilin, ndërkohë që rikthehet kapiteni Elseid Hysaj në krahun e majtë të mesfushës.

Nedim Bajrami konfirmohet titullar nga Reja, por “gradohet” edhe Qazim Laçi pas performancës së mirë ndaj Hungarisë.

Ne sulm, rikthehet Rey Manaj i ndihmuar nga Myrto Uzuni, ndërkohë që goli fantastik me Hungarinë nuk i ka mjaftuar Brojës për të qenë titullar.