Futbollisti më i mirë i historisë? Matematikani i Oksfordit gjen përgjigjen

lojtaret 1100x620

Një matematikan i Universitetit të Oksfordit pretendon se e ka zgjidhur debatin më të vjetër në futboll: kush është futbollisti më i mirë në histori?

Duke përdorur një algortëm që merr parasysh arritjet me klubin dhe kombëtaren, Dr. Tom Craëford krahasoi legjendat e futbollit në çdo aspekt të mundshëm, për të dalë në fund me përgjigjen që të gjithë kërkojnë. Sipas doktorit, më i mirë në histori është Cristiano Ronaldo, blerja e re e Manchester United.

Portugezi la pas argjentinasin Leo Messi, brazilianin Pele, hungarezin Ferenc Puskas dhe dy argjentinasit e tjerë, Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona.

Matematikani vlerësoi 7 aspekte për të dalë në përfundimin e tij:

  1. Trofe të fituar në Evropë me klubin dhe kombëtaren, duke i shumëzuar me koeficentin e UEFA-s.
  2. Trofe ndërkombëtarë: 150 pikë për Kupën e Botës, 100 për Kampionatin Evropian ose Kupën e Amerikës.
  3. Gola të shënuar me klubin
  4. Gola të shënuar me kombëtaren
  5. Vota të marra në votimin për Topin e Artë
  6. Rekorde personale (për shembull, golashënuesi më i mirë i klubit apo kombëtares).
  7. Sezone shumë të mira të zhvilluara.