Gepardi kurioz ndihmon turistët të bëjnë foto nga afër

Ky është një moment që të lë pa frymë kur një gepard, një nga grabitqarët më të rrezikshëm të planetit, ngjitet mbi një makinë, duke qëndruar vetëm pak centimetra larg turistëve.

Ngjarja i ndodhi disa turistëve në Serengeti të Tanzanisë, të cilët përfituan nga momenti për të bërë disa selfie me krijesën e mrekullueshme.