Gjendet një kufomë e dekompozuar në Balticë të Tiranës

skene krimi vrasje 1472483654 2965262 0 1100x620

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në fshatin Balticë të Tiranës.

Policia bën të ditur se kufoma është gjetur rreth orës 09:45 të mëngjesit të së mërkurës.

Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes.