Kapen 9 kilogramë kokainë në Vërmicë, arrestohen dy persona

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Kosovës në Pikën Kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po lëviznin, janë zbuluar 9 kilogramë kokainë.

“Gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth 9 kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar 2 persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Me datën 07.09.2021, rreth orës 21:45  në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet Peugeot me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.

Makina është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.

Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë 9 paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg, e (800.74) gram”, njofton policia e Kosovës.